Pronari i “Luani Transport” akuzohet për vdekjen e punëtorit

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur një aktakuzë kundër Shpëtim Kelmendit, pronari i kompanisë “Luani Transport”, dhe vetë kompanisë.

Ata akuzohen për veprën penale që lidhet me sigurinë në punë, pas një incidenti tragjik që çoi në vdekjen e punëtorit S.R. Incidenti ndodhi më 7 korrik 2025, në fshatin Gorazhdevc të Pejës.

Sipas prokurorisë, Shpëtim Kelmendi nuk kishte siguruar kushte të përshtatshme për sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës. Punëtori i ndjerë nuk ishte trajnuar për rreziqet e mundshme apo për përdorimin e makinerive.

Edhe pse S.R. kishte përgjegjësi vetëm si pastrues, ai u përfshi në një incident fatal me një gjenerator.

Përveç individit, akuza përfshin edhe kompaninë “Luani Transport”, e cila akuzohet për shkelje të Ligjit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, duke mos zbatuar masat mbrojtëse teknike. Prokuroria kërkon dënimin e të pandehurve për veprën penale dhe ndalimin e ushtrimit të veprimtarisë, pasi ajo është kryer pa licencë dhe në kundërshtim me kriteret e sigurisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *