Presidentja Osmani diskuton mundësitë e bashkëpunimit me Etiopinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me presidentin e Etiopisë, Taye Atske Selassie, gjatë Samitit Botëror të Qeverisjes të mbajtur në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Gjatë bisedës, Osmani theksoi rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit mes dy vendeve, duke vënë theksin në përfitimet për popujt e tyre paqedashës. Në një postim në Facebook, ajo shprehu optimizëm për forcimin e marrëdhënieve në të ardhmen e afërt.

Ky takim pasoi atë me presidenten e Tanzanisë, ku po ashtu u diskutua për mundësitë e zhvillimit të lidhjeve dypalëshe.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *