Grupet e interesit në Istog mbështesin Marshin e 17 shkurtit

Përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, vizituan Komunën e Istogut, ku zhvilluan takime me përfaqësues të ndryshëm, përfshirë mësimdhënësit, pensionistët, fermerët dhe OVL e UÇK-së.

Takimet kishin për qëllim prezantimin e aktiviteteve të platformës dhe mbledhjen e mbështetjes për Marshin “Drejtësi, jo politikë”, i cili do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë. Ky marshim synon të mbështesë drejtësinë e paanshme dhe vlerat e luftës çlirimtare.

Hoxha dhe Tasholli shprehën mirënjohje për mbështetjen e ofruar nga këto kategori, duke theksuar rëndësinë e ndarjes së drejtësisë nga politika dhe respektimin e parimeve të drejtësisë dhe dinjitetit njerëzor. Platforma “Liria ka Emër” do të vazhdojë aktivitetet në të gjitha komunat e Kosovës për të mobilizuar sa më shumë qytetarë për Marshin e planifikuar.

Slogani i kësaj lëvizjeje është “Drejtësi, jo politikë”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *