Shaip Kamberi zhvilloi një takim në Departamentin e Shtetit të SHBA-së me zyrtarët Daniel J.
Lawton dhe Joe Farbeann. Gjatë bisedës, ai ngriti shqetësimet për diskriminimin kundër shqiptarëve të Luginës së Preshevës, duke përfshirë pasivizimin e adresave dhe përjashtimin nga institucionet.
Kamberi argumentoi se, përballë mohimit të problemeve nga Beogradi, ai është i detyruar të internacionalizojë çështjen, duke kërkuar mbështetje nga Shtetet e Bashkuara. Kjo situatë, sipas tij, duhet parë si një problem i të drejtave të njeriut dhe stabilitetit rajonal.
“Kur dyert na mbyllen në Serbi, ne i hapim në Uashington. Lugina e Preshevës nuk është thjesht një çështje lokale, por një temë që prek të drejtat e njeriut dhe stabilitetin në Ballkan,” deklaroi Kamberi në këtë takim.

Leave a Reply