Haradinaj në SHBA: Kosova e përgatitur për anëtarësim në NATO

Ramush Haradinaj, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, gjatë një fjalimi në Kongresin Amerikan, njoftoi se Kosova ka përfunduar me sukses Planin dhjetëvjeçar të zhvillimit të Ushtrisë.

Ky plan është realizuar në përputhje me standardet e NATO-s dhe SHBA-së, duke e bërë Kosovën të gatshme për të kontribuar në fushën e sigurisë. Haradinaj theksoi se momenti është i përshtatshëm për anëtarësimin e Kosovës në NATO, duke deklaruar: “Koha është tani.” Ai falënderoi kongresmenët për mbështetjen e tyre të vazhdueshme ndaj Kosovës dhe rrugëtimit të saj drejt anëtarësimit në aleancën veriatlantike.

Në komunikimin e tij në Capitol Hill, Haradinaj siguroi se Ushtria e Kosovës, ashtu si edhe strukturat e tjera të sigurisë, janë të ndërtuara mbi standardet e vendosura nga NATO dhe SHBA. Ai theksoi gatishmërinë e Kosovës për të marrë pjesë aktivisht në përpjekjet ndërkombëtare për paqe dhe siguri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *