Deputeti shqiptar në parlamentin serb, Shaip Kamberi, njoftoi se Kongresisti amerikan Keith Self, në Uashington, ka dorëzuar një projektligj të rëndësishëm, H.R.
6411, i cili synon të hetojë diskriminimin ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Ky veprim vendos për herë të parë çështjen e diskriminimit në Serbi në fokusin e Kongresit të SHBA-ve.
Kamberi theksoi se ky ligj nuk është thjesht simbolik, por shërben si mjet zyrtar për të vlerësuar dhe dokumentuar format e diskriminimit të shqiptarëve të rajonit. Ligji synon të trajtojë çështje si pasivizimi administrativ, përjashtimi nga institucionet publike, dhe margjinalizimi ekonomik.
Ai falënderoi kongresistin Self për përkushtimin e tij, duke theksuar se ky akt përfaqëson një angazhim moral dhe institucional të SHBA-ve, duke sjellë çështjen nga margjina në qendër të diplomacisë ndërkombëtare. Për Kamberin, ky është një hap i rëndësishëm në kohë kur shumë aktorë ndërkombëtarë zgjedhin të heshtin për interesa politike.

Leave a Reply