Hoxhaj në SHBA diskuton marrëdhëniet me deputetin ukrainas

Gjatë vizitës në Washington D.C.

për pjesëmarrjen në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë, Enver Hoxhaj, ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, zhvilloi një takim me deputetin ukrainas Dmytro Razumkov, ish-kryetarin e Parlamentit të Ukrainës. Në një status të publikuar në rrjete sociale, Hoxhaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes Kosovës dhe Ukrainës.

Ai nënvizoi se diplomacia është element kyç për të ardhmen e përbashkët të dy vendeve, duke shtuar se njohja dhe forcimi i lidhjeve diplomatike mbeten prioritet. Po ashtu, gjatë qëndrimit në Washington, Hoxhaj mbajti një fjalim në Kongresin Amerikan, ku bëri thirrje për anëtarësim të Kosovës në NATO.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *