Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) së bashku me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin e Komunës së Prishtinës kanë kërkuar ndalimin urgjent të aktiviteteve të paligjshme të shitjes dhe therjes së kafshëve dhe shpezëve.
Këto veprime, që nuk janë në përputhje me standardet higjienike dhe pa autorizim, përbëjnë një kërcënim serioz për shëndetin publik dhe sigurinë ushqimore. Përfaqësuesit e këtyre institucioneve zhvilluan një takim për të forcuar bashkëpunimin dhe për të ndërmarrë masa të përbashkëta kundër këtyre praktikave të rrezikshme.
Ata u angazhuan të zbatojnë masa të menjëhershme dhe të koordinuara për të parandaluar këto shkelje. Në deklaratën e tyre, institucionet njoftuan se do të zbatojnë ligjin me rreptësi ndaj çdo individi apo biznesi që përfshihet në këto veprimtari ilegale.
Gjithashtu, qytetarët janë inkurajuar të raportojnë çdo aktivitet të dyshuar për të mbrojtur shëndetin publik. Institucionet riafirmuan përkushtimin e tyre për sigurinë ushqimore dhe respektimin e ligjit në vend.

Leave a Reply