Kryeministri i përkohshëm i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar gjatë Ditës së Biznesit Francez se vendi është i përgatitur për partneritete të mëdha në infrastrukturë dhe është i hapur për investime të rëndësishme.
Ai nënvizoi se Kosova po zgjerohet në tregtinë me Evropën dhe rajonin përreth. Kurti shprehu se Kosova ka arritur stabilitet institucional, duke e përshkruar vendin si një shtet të konsoliduar me orientim të qartë evropian.
Stabiliteti institucional, sipas tij, është shumë i kërkuar nga bizneset pasi ofron siguri dhe disiplinë fiskale. Ndër të tjera, ai theksoi përpjekjet për reduktimin e burokracisë, edhe pse rrallë herë merr vlerësime për këtë.
Kurti shtoi se thjeshtimi i proceseve biznesore është kyç për të tërhequr sipërmarrësit. Ai theksoi se Kosova synon të bëhet një destinacion i besueshëm për tregjet rajonale dhe evropiane, duke ofruar një zinxhir furnizimi më të shkurtër dhe partnerë të qëndrueshëm.

Leave a Reply