Gjykata Supreme ka pranuar një ankesë nga Partia Rome e Bashkuar e Kosovës, siç ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës, Antigona Uka, për Gazetën Express.
Kjo ankesë është kundër vendimit të PZAP-së dhe ka arritur në këtë institucion brenda afatit 48-orësh nga pranimi i vendimit të PZAP-së. Gjykata Supreme ka afat pesë ditë për të vendosur mbi këto çështje pas mbylljes së afatit për ankimim.
Ndërkohë, PZAP ka shqyrtuar shtatë ankesa, nga të cilat vetëm ankesën e Listës Srpska e ka pranuar, lidhur me mosshpalljen e rezultateve përfundimtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për këtë parti dhe kandidatët e saj. Gjashtë ankesat e tjera janë rrëzuar nga PZAP.
Pas vendimit të Gjykatës Supreme për ankesat e saj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mund të procedojë me certifikimin e rezultateve për zgjedhjet e fundit.

Leave a Reply