TikTok Rihapet: Fillon Monitorimi Aktiv, Fokus te Fëmijët

Qeveria ka vendosur të rihapë TikTok-un, pas një rivlerësimi institucional që çoi në kalimin nga masat kufizuese në monitorim aktiv.

Agjencia për Media dhe Informim njoftoi se ky vendim është marrë pas adresimit të shqetësimeve lidhur me sigurinë publike, sociale dhe digjitale, me fokus të veçantë te fëmijët dhe të rinjtë. Autoritetet shqiptare po bashkëpunojnë me përfaqësuesit e TikTok-ut për të siguruar kontrolle më efikase të përmbajtjes dhe modalitete të avancuara të raportimit të shkeljeve.

Kjo nismë synon të krijojë një partneritet ndërinstitucional dhe të promovojë përgjegjësinë e përbashkët me platformat digjitale. Gjithashtu, është duke u zhvilluar një plan komunikimi dhe ndërgjegjësimi për përdorimin e sigurt dhe të përgjegjshëm të platformave online, duke synuar edukimin digjital dhe mbrojtjen e të rinjve.

Ky plan përfshin fëmijët, të rinjtë, prindërit dhe mësuesit, duke vendosur sigurinë dhe mirëqenien e tyre në qendër të politikave publike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *