Sami Lushtaku nis fushatën pa Nuredinin pas pajtimit formal

Pas një periudhe të gjatë konflikti politik, Sami dhe Nuredin Lushtaku vendosën të bashkojnë forcat në gusht, duke synuar zgjedhjet e 12 tetorit.

Megjithatë, që nga marrëveshja e tyre, duket se bashkëpunimi nuk është pasqyruar në aktivitetet e fushatës në Skenderaj. Kryesisht, në tubimet elektorale janë të pranishëm kryetari aktual i komunës, Fadil Nura, dhe kandidati për kryetar komune, Sami Lushtaku.

Pajtimi mes dy kushërinjve, i cili pritej të forconte pozitat e tyre, duket se ka mbetur më shumë në letër sesa në praktikë. Nuredin Lushtaku nuk ka shfaqur mbështetje publike për Sami Lushtakun në rrjetet sociale dhe nuk ka bërë deklarata që tregojnë bashkimin me PDK-në.

Ky mosmarrëveshje e gjatë ka filluar që në vitin 2017, kur të dy kërkonin kandidaturën e PDK-së për kryetar komune. Atëherë, Kadri Veseli vendosi që PDK të përkrahë kandidaturën e pavarur të Bekim Jasharit.

Pas katër viteve nën drejtimin e Jasharit dhe Nuredin Lushtakut si nënkryetar, PDK fitoi zgjedhjet në 2021 me Fadil Nurën si kryetar. Megjithatë, gjatë mandatit të Nurës, akuzat për keqqeverisje nga IDEAL i Nuredin Lushtakut ishin të shumta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *