Ministri i Mbrojtjes në detyrë, Ejup Maqedonci, së bashku me homologun e tij nga Shqipëria, Pirro Vengu, kanë vizituar ushtarët e njësive nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët janë angazhuar në kërkimet për gjetjen e një 30-vjeçari të zhdukur në zonën e Klosit.
Forca e Sigurisë së Kosovës, me kërkesë të autoriteteve shqiptare, është vendosur në këtë zonë që nga 29 janari. Ata kanë sjellë një njësi të specializuar për kërkim-shpëtim, e cila përfshin personel të trajnuar për kërkime në ujëra si dhe pajisje moderne si skanerë dhe dronë nënujorë.
Qeveria e Kosovës kishte dhënë miratimin për angazhimin e kësaj njësie të Regjimentit të Mbrojtjes Civile të Gardës Kombëtare të FSK-së pas propozimit të Ministrisë së Mbrojtjes. Maqedonci ka deklaruar se kërkimet do të vazhdojnë dhe personeli është i përkushtuar në detyrë.

Leave a Reply