Kongresmeni Self diskuton me Haradinajn për NATO-n e Kosovë

Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, zhvilloi një takim me kongresmenin amerikan Keith Self.

Gjatë këtij takimi, Haradinaj shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA ofron për Kosovën. Haradinaj vuri theksin tek rëndësia e anëtarësimit të Kosovës në NATO, duke e cilësuar atë si rrugën e duhur për të ardhmen e vendit dhe për forcimin e partneritetit strategjik me SHBA.

Ai vlerësoi qëndrimin e palëkundur të SHBA-ve në mbështetje të lirisë, demokracisë dhe pavarësisë së Kosovës. Gjatë bashkëbisedimit, Haradinaj theksoi se ishte i nderuar të takohej me kongresmenin Self, i cili ka përvojë të gjerë ushtarake si ish-oficer i Ushtrisë Amerikane dhe i diplomuar në Ëest Point.

Self shërbeu për 25 vjet dhe ka eksperiencë në Forcat Speciale dhe misione ndërkombëtare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *