Kusari-Lila: 65 vota të sigurta për formimin e Qeverisë Kurti 3

Mimoza Kusari-Lila nga Alternativa, pjesë e Vetëvendosjes, ka deklaruar se disponojnë 65 vota për të formuar Qeverinë Kurti 3.

Nga ana tjetër, mbetet e paqartë se si do të procedohet me zgjedhjen e presidentit të ri, i cili duhet të votohet deri më 4 mars. Kusari-Lila ka sqaruar se grupi parlamentar i Vetëvendosjes përbëhet nga 57 deputetë.

Ky numër do të plotësohet me mbështetjen e tetë deputetëve nga grupi i komuniteteve joshumicë joserbe, që përfshin edhe Rashiqin. Megjithatë, ajo thekson se ende nuk është zhvilluar një takim i përbashkët për të diskutuar strategjinë e votimit brenda grupit të tyre parlamentar.

Këto komente ajo i ka bërë në një intervistë për Klan Kosova.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *