Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka ndërmarrë veprime të menjëhershme pas arrestimit të shtetasit kosovar Mitehat Llozhani, i cili u ndalua në pikën kufitare Batrovci, në kufirin Serbi-Kroaci.
Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi ka kërkuar konfirmim dhe sqarime për ndalimin nga autoritetet serbe dhe ka informuar Delegacionin e BE-së në Serbi. Gjithashtu, janë dërguar nota verbale misioneve diplomatike të vendeve të Quint-it për t’i angazhuar në mbrojtjen e të drejtave të Llozhanit.
Në të njëjtën kohë, Ambasadori i Kosovës në Serbi, Jetish Jashari, ka mbajtur kontakt të vazhdueshëm me familjen e shtetasit të arrestuar dhe po punon për të lejuar një vizitë zyrtare. Ministria i ka bërë thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare që të ushtrojë presion mbi Serbinë për të ndaluar keqtrajtimin e shtetasve kosovarë, duke theksuar cenimin e të drejtave ndërkombëtare të njeriut.

Leave a Reply