Projekti 16.5 milionë euro në Prishtinë anulohet papritur

Një situatë e dyshimtë prokurimi ka përfshirë Komunën e Prishtinës, pas anulimit të një projekti prej 16.5 milionë eurosh për menaxhimin e mbeturinave, për shkak të mungesës së buxhetit.

Menjëherë pas këtij vendimi, procedurat e negociuara pa publikim për të njëjtat shërbime u iniciuan nga LDK-ja, e cila më parë kishte kritikuar ashpër qeverinë për praktika të ngjashme. Në fillim të procesit, më 18 nëntor 2024, u publikua një njoftim për kontratë për menaxhimin e mbeturinave, por pas hapjes së ofertave, Zyrtari Përgjegjës i Prokurimit, Visar Shehu, anuloi procesin duke u mbështetur në mungesën e fondeve për 2026.

Ndërkohë, ekonomiku “Zahiri SH.P.K” ka paraqitur një ankesë në Organin Shqyrtues të Prokurimit, duke vënë në pikëpyetje arsyetimin e anulimit dhe duke sugjeruar manipulime të mundshme. Pas anulimit, procedurat e negociuara pa publikim përfshinë kompani si “Selmans Network” dhe “Ledi SH.P.K”, ku kontratat u bazuan në pozicione të caktuara, pa një vlerë totale të qartë, duke ngritur shqetësime për transparencën e kostove.

Në këtë situatë, heshtja e zyrtarëve lokalë dhe mungesa e një qëndrimi të qartë nga LDK-ja në Prishtinë, vetëm sa e thellon dyshimin për një strategji të qëllimshme për të manipuluar procesin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *