Apeli rikthen në shqyrtim rastin e manipuluesve të votave në Prizren

Gjykata e Apelit më 4 shkurt 2026 vendosi të pranojë pjesërisht ankesat e mbrojtjes së të dyshuarve, duke i konsideruar ato të bazuara, raportoi “Betimi për Drejtësi”.

Ky vendim nënkupton se të dyshuarit do të mbeten në paraburgim deri në një vendim të ri. Apeli konstatoi se aktvendimi i mëparshëm përmban shkelje të rëndësishme të procedurës penale, veçanërisht në lidhje me bazat e dyshimit të arsyetuar dhe provat mbështetëse.

Gjyqtarja e procedurës paraprake, sipas Apelit, nuk ka dhënë argumente të qarta dhe konkrete për të vërtetuar dyshimin se të dyshuarit kanë kryer veprat penale. Në vendimin e shkallës së parë vetëm janë renditur provat pa analizuar veprimet individuale, çka krijon paqartësi në vlerësimin e dyshimit të bazuar.

Gjykata e Apelit vërejti gjithashtu se vendimi i mëparshëm nuk ofron një elaborim të mjaftueshëm të provave, duke e bërë atë të paqëndrueshëm. Ndërkohë, Prokuroria e Apelit kërkoi që ankesat e mbrojtjes të refuzohen dhe aktvendimi të konfirmohet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *