Gjykata Kushtetuese ka zhvilluar sot seancën e saj të tretë konsultative për të diskutuar mbi çështjen e pezullimit të zv/kryeministres dhe ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Pas një shqyrtimi të gjatë, gjykata vendosi të mbajë në fuqi vendimin e pezullimit të Ballukut, duke refuzuar kështu ankesën e paraqitur nga qeveria, e cila kundërshtonte vendimin e mëparshëm të GJKKO dhe SPAK. Trupa gjyqësore prej tetë anëtarësh nuk arriti kuorumin e nevojshëm prej pesë votash, duke rezultuar në një ndarje votash 4 me 4.
Si pasojë, kërkesa për rikthimin e Ballukut në detyrë u hodh poshtë. Me këtë vendim, pezullimi i saj nga detyrat në qeveri mbetet në fuqi.

Leave a Reply