Shtëpia e Bardhë po përgatit takimin e parë për Bordin e Paqes të Presidentit Donald Trump për Gazën më 19 shkurt, sipas një raporti të Axios që citoi zyrtarë amerikanë dhe diplomatë nga katër vende pjesëmarrëse.
Ky takim, i cili do të shërbejë gjithashtu si konferencë për mbledhjen e fondeve për rindërtimin e Gazës, është ende në fazat fillestare të planifikimit dhe mund të ndryshojë. Takimi pritet të zhvillohet në Institutin Amerikan të Paqes në Uashington.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka planifikuar të takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë më 18 shkurt, një ditë para ngjarjes. Administrata Trump ka nisur ftesat për udhëheqësit e vendeve të përfshira, por ende nuk është konfirmuar pjesëmarrja.
Bordi ndërkombëtar i krijuar nga Trump në fund të janarit, synon zgjidhjen e konflikteve globale, por ka ngjallur shqetësime se mund të minojë rolin e Kombeve të Bashkuara. Ndërsa disa aleatë të Lindjes së Mesme janë bashkuar, shumë vende perëndimore kanë mbetur skeptike.
Armëpushimi i brishtë në Gaza, nën planin e Trump, është shkelur disa herë, ndërsa luftimet kanë shkaktuar viktima dhe zhvendosje masive.

Leave a Reply