Gjykata Themelore e Gjakovës ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për paraburgim ndaj 22 individëve të dyshuar për falsifikim të rezultateve të votimit.
Në tri seanca të mbajtura mbrëmë, gjykata vendosi që të dyshuarit të paraqiten në stacionin policor për një muaj, nga 6 shkurti deri më 5 mars 2026. Prokuroria pretendon se të pandehurit, të cilët ishin pjesë e komisioneve për numërimin e votave në Qendrën Komunale të Numërimit në Gjakovë, kishin ndërhyrë në procesin e votimit, duke dëmtuar integritetin e tij.
Megjithatë, gjyqtari Drilon Haraçia vlerësoi se nuk ka prova të mjaftueshme për vendosjen e paraburgimit. Palët kanë të drejtë të apelojnë këtë vendim në Gjykatën e Apelit të Kosovës brenda afatit të përcaktuar me ligj.

Leave a Reply