SHBA dhe Irani do të zhvillojnë bisedime javën e ardhshme

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë të ditur se bisedimet midis administratës së tij dhe Iranit do të vazhdojnë javën e ardhshme.

Gjatë fluturimit në “Air Force One” drejt rezidencës në Mar-a-Lago, Trump shprehu optimizëm për takimet me delegacionin iranian, duke vlerësuar se Irani dëshiron të arrijë një marrëveshje. Ai përsëriti paralajmërimet për pasoja në rast mungese të një marrëveshjeje dhe theksoi rëndësinë e ndalimit të Iranit nga zhvillimi i armëve bërthamore.

Bisedimet, të ndërmjetësuara nga Omani, nisën dje, dhe ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, i cilësoi ato si një fillim pozitiv, duke mos specifikuar se kur do të vazhdojnë sërish. Trump gjithashtu ka kërcënuar me tarifa ndaj vendeve që vazhdojnë tregtinë me Iranin, duke përmendur mundësinë e një tarife prej 25 për qind.

Këto masa synojnë të rrisin presionin ndaj Iranit, ndërsa administrata Trump vazhdon të kritikojë qeverinë e Teheranit për programin e saj bërthamor dhe reagimin ndaj protestave të fundit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *