Inspektorati vazhdon lirimin e hapësirave publike në Mitrovicë

Drejtoria e Inspekcionit ka vijuar edhe këtë të shtunë aksionin për lirimin e hapësirave publike pranë tregut dhe zonave përreth.

Inspektorët, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe nën drejtimin e Mujë Igrishta, kanë ndërmarrë masa ligjore për të risistemuar shitësit në këtë rajon. Ky veprim synon të sigurojë lirimin e rrugëve dhe trotuareve, duke përmirësuar qasjen publike në këto hapësira.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *