Pas një muaji kërkimesh intensive, është zbuluar trupi i Jurgen Karajt, i cili kishte rënë në lumë më 10 janar bashkë me një shok.
Trupi i tij u gjet pranë fshatit Urakë nga forcat ushtarake gjatë një patrullimi me gomone. Hetuesit po shkojnë në vendin e ngjarjes për të vazhduar hetimet.
Ngjarja ndodhi rreth orës 01:30 të datës 10 janar, kur makina e drejtuar nga 24-vjeçari Andi Losha, ku Karaj ishte pasagjer, ra në përrua. Sipas raportit policor, Losha e braktisi vendin e aksidentit pa njoftuar autoritetet dhe pa ofruar ndihmë për Karajn, i cili dyshohet se u mor nga rrjedha e lumit.
Losha u arrestua më vonë nga policia dhe testi i alkoolit zbuloi se ai kishte drejtuar makinën në gjendje të dehur. Hetimet për këtë rast ende vazhdojnë.

Leave a Reply