Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, ka shprehur dyshime nëse Albin Kurti do të propozojë sërish Vjosa Osmanin për postin e presidentit të Kosovës.
Ai beson se lidhjet mes Kurtit dhe Osmanit janë zbehur, duke sugjeruar se Kurti do të kërkojë kandidatë të tjerë për këtë pozitë. Gjatë një interviste në emisionin “Blic Interview”, Tahiri theksoi se lideri i Lëvizjes Vetëvendosje pritet të orientohet drejt figurave të reja, mbi të cilat ka më shumë ndikim.
Ai gjithashtu nënvizoi rëndësinë e angazhimit të opozitës në procesin e zgjedhjes së presidentit. Tahiri argumentoi se PDK-ja ka personalitete të denjë për të përfaqësuar postin e presidentit, duke përfshirë figura brenda dhe jashtë partisë, të cilët mund të përfaqësojnë interesat e Kosovës dhe të jenë të besueshëm për komunitetin ndërkombëtar.
Ai theksoi se opozita duhet të kontribuojë në këtë proces për të siguruar kandidaturë të fortë dhe integruese.

Leave a Reply