Ish-banorja e Big Brother reagon për vendimin e Albes për shaminë

Pas përfundimit të spektaklit Prime të së premtes në Big Brother VIP Kosova 4, ku Alba Pollozhani vendosi të mbulohet dhe më pas u largua nga shtëpia, rrjetet sociale kanë shënuar një lumë reagimesh.

Një prej reagimeve që tërhoqi vëmendjen ishte ai i Drenusha Latifit, ish-banores së sezonit të tretë, e cila është e njohur si modele dhe këngëtare. Latifi, përmes një postimi në InstaStory, shprehu hapur pakënaqësinë e saj dhe kritikoi ashpër produksionin e spektaklit.

Ajo përmendi producenten Olsa Muhameti, duke e krahasuar me figura historike si Enver Hoxha. Në postimin e saj, Latifi theksoi se e konsideron këtë situatë si një lojë për vëmendje dhe shprehu mendimin se bëhet fjalë për një akt të motivuar nga një ndjenjë refuzimi të përjetshëm.

Ajo gjithashtu kritikoi mënyrën sesi spektakli është shndërruar, duke e quajtur atë një version të papërshtatshëm të formatit origjinal.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *