Një vajzë 14-vjeçare nga Klina është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pasi një gjilpërë i ka depërtuar në organet vitale.
Vajza, e cila kishte vështirësi në frymëmarrje, u pranua në spital në orët e para të së mërkurës. Pas ekzaminimeve mjekësore, u konfirmua prania e gjilpërës brenda trupit të saj.
Mëngjesin e 4 shkurtit, një ekip i specializuar, që përfshinte kirurgë torakalë, specialistë të fëmijëve dhe anesteziologë, kreu një operacion të ndërlikuar për të hequr gjilpërën. Aktualisht, gjendja e vajzës është stabile dhe ajo po merr kujdes në repartin e Kirurgjisë Torakale.
Ngjarje të tilla nuk janë të rralla. Në verën e vitit 2024, një rrobaqepëse aksidentalisht gëlltiti një gjilpërë, e cila iu hoq me sukses nga rrugët e frymëmarrjes përmes një ndërhyrjeje bronkoskopike nga specialistët e pulmunologjisë.

Leave a Reply