Një përleshje e dhunshme ndodhi sot pasdite në Prishtinë, ku pesë persona u përfshinë në një grindje fizike pas një aksidenti trafiku.

Incidenti u raportua të ketë ndodhur në rrugën “Mon Balaj”. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, konfirmoi ngjarjen dhe deklaroi se të përfshirët pësuan lëndime trupore.

Të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor pas incidentit. Ndërkohë, Njësia e Trafikut është duke vazhduar me hetimet për të sqaruar rrethanat dhe për të ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore në vazhdim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *