Deklaratat përmbyllëse në gjyqin e ish-udhëheqësve të UÇK-së

Në gjykimin kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, do të mbahen deklaratat përmbyllëse në muajin shkurt.

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë njoftuar se këto deklarata do të zhvillohen nga data 9 deri më 13 shkurt dhe më pas nga 16 deri më 18 shkurt. Prokuroria ka në dispozicion 8 orë, mbrojtja e viktimave 3 orë, ndërsa secili ekip mbrojtës i të akuzuarve ka 4 orë e gjysmë.

Zëdhënësi Michael Doyle informoi se gjatë seancës, Prokuroria dhe mbrojtja do të paraqesin përmbledhjet e tyre të argumenteve. Ai shtoi se do të diskutohet ndikimi i krimeve të pretenduara ndaj viktimave.

Pas përfundimit të deklaratave, trupi gjykues do të nisë diskutimet konfidenciale. Gjykatësit do të analizojnë me kujdes besueshmërinë e dëshmitarëve dhe peshën e provave.

Ndërkohë, është vendosur që Hashim Thaçi të vazhdojë të mbahet në paraburgim për shkak të rrezikut për pengimin e procesit dhe për ndikimin e mundshëm ndaj dëshmitarëve. Dhomat e Specializuara mbajnë informime javore për zhvillimet e fundit në këtë gjykatë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *