Operacion policor në Ferizaj e Kaçanik, sekuestrohen dollarë

Policia e Kosovës ka nisur hetime për falsifikim të parasë dhe posedim të paautorizuar të narkotikëve pas një incidenti në fshatin Prelez i Jerlive të Ferizajt më 6 shkurt.

Incidenti u raportua në një pikë karburanti, ku u dyshua për një kartëmonedhë të falsifikuar 20 euro. Në lidhje me rastin, policia ka identifikuar tre të dyshuar: një shtetas kosovar, Sh.

V. (27), dhe dy shtetas palestinezë, N.

Z. (30) dhe M.

O. (28).

Gjatë kontrollit, u gjetën kartëmonedha të dyshimta, substanca narkotike dhe dy mulli. Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit palestinezë u ndaluan për 48 orë, ndërsa i dyshuari kosovar u lirua pas intervistimit.

Më 7 shkurt, policia zbuloi banesën e të dyshuarve në Ferizaj, ku u sekuestruan dokumente të ndryshme. M.

O. rezultoi të ishte subjekt i një urdhërarresti ndërkombëtar.

Hetimet zbuluan gjithashtu një të mitur, A. T.

(17), e cila shoqëronte të dyshuarin. Në banesën e saj në Kaçanik u gjetën kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara dhe substanca narkotike.

Hetimet po vazhdojnë në koordinim me Njësitin e Hetimeve të Kufirit dhe Prokurorinë Themelore në Ferizaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *