Rilind Krasniqi, një mërgimtar nga Italia, ka bërë një deklaratë përmes Facebook-ut, duke treguar se ka përjetuar maltretim gjatë udhëtimit të tij tranzit përmes Serbisë.
Ai shpjegon se gjatë kontrollit nga autoritetet serbe, i është marrë telefoni ku janë gjetur fotografi të babait të tij, një ish-anëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe imazhe të personaliteteve të njohura të luftës si Adem Jashari, Mujë Krasniqi dhe Vesel Aruçi. Krasniqi ka thënë se kontrolli ka zgjatur rreth një orë dhe i janë konfiskuar sende personale, përfshirë një shumë prej 2,500 eurosh.
Në mesazhin e tij, ai i ka këshilluar qytetarët që të shmangin udhëtimin përmes Serbisë për të evituar situata të tilla. Ai e ka përshkruar këtë përvojë si një bastisje nga individë serbë që ai i quan “çetnikë”.

Leave a Reply