Njësia B1 e KEK-ut ndalon për rrjedhje avulli

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka raportuar një rrjedhje të konsiderueshme të avullit në njësinë B1 të Termocentralit “Kosova B”, e cila është zbuluar në sistemin e gypave të kaldajës rreth orës 10:00 të mëngjesit.

Për shkak të harxhimeve të larta të ujit dhe rrezikut për dëmtime më të mëdha, është vendosur që njësia B1 të shkyçet nga operimi para orës 18:00 për të ruajtur integritetin e saj. Megjithatë, KEK ka siguruar se furnizimi me energji elektrike në vend mbetet i qëndrueshëm, pasi sistemi aktualisht funksionon me katër njësi gjeneruese që prodhojnë rreth 13,560 MWh në ditë, duke mbuluar 87.6% të kërkesës së përgjithshme.

Ndërkohë, përmbushja e kërkesës së nesërme prej 15,471 MWh do të realizohet përmes blerjes së energjisë në bursën ALPEX dhe shkëmbimit me Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), në bazë të marrëveshjeve ekzistuese. KEK ka premtuar se do të informojë publikun për rikthimin e njësisë B1 në operim pas përfundimit të kontrollave teknike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *