Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon një javë me mot të ndryshueshëm në vend.
Fillimi i javës, të hënën, do të karakterizohet nga mot i vranët me riga shiu herë pas here, ku temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 10 gradë celsius dhe ato minimale do të bien në 0 gradë. Të martën, moti do të vazhdojë të jetë kryesisht i vranët me disa intervale dielli, ndërsa në mëngjes parashikohen ngrica.
Temperaturat do të variojnë nga 1 deri në 4 gradë për minimat dhe maksimumet pritet të jenë deri në 9 gradë. E mërkura sjell një situatë të ngjashme me intervale diellore dhe vranësira, me temperaturat minimale që mund të zbresin në 1 gradë dhe ato maksimale të arrijnë deri në 12 gradë celsius.
Deri të enjten, moti vijon me vranësira dhe riga shiu sporadike. Temperaturat minimale do të jenë rreth 2 gradë, ndërsa maksimalja pritet të shkojë deri në 12 gradë.
Të premten, reshjet e shiut do të vazhdojnë në disa zona, me temperaturat maksimale që do të arrijnë deri në 9 gradë celsius dhe ato minimale mund të zbresin në 3 gradë.

Leave a Reply