Në një përballje të zjarrtë në “Anfield”, Manchester City triumfoi ndaj Liverpoolit me rezultat 3-1, duke e vazhduar presionin ndaj Arsenalit në krye të tabelës së Premier Ligës.
Fillimisht, Dominik Szoboszlai siguroi epërsinë për Liverpoolin në minutën e 74-të me një gol të shkëlqyer nga goditja e dënimit. Megjithatë, City reagoi fuqishëm në minutat e fundit.
Bernardo Silva barazoi rezultatin në minutën e 84-të pas një asistimi nga Erling Haaland, i cili më pas vulosi fitoren me një penallti në minutën e 93-të. Një episod dramatik u zhvillua në fund të ndeshjes, kur portieri Alisson doli në sulm, duke lënë portën e zbrazët.
Por tentativa e Liverpoolit për të barazuar u pengua nga një ndërhyrje e Szoboszlai ndaj Haalandit, që rezultoi në një gol të anuluar dhe një karton të kuq për hungarezin. Ky rezultat e ngjit Cityn në 50 pikë, ndërsa Liverpooli mbetet në vendin e gjashtë me 39 pikë.

Leave a Reply