Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUV) ka bërë të ditur se është duke tërhequr urgjentisht nga tregu disa produkte të markës APTAMIL për foshnja, për shkak të pranisë së toksinës Cereulide, e cila përbën rrezik për shëndetin.
Kjo masë vjen pas njoftimeve të marra nga Sistemi i Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF), që tregojnë praninë e toksinës në produkte të prodhuara në Gjermani, Holandë dhe Irlandë. Njoftimet e RASFF përfshijnë: produktet nga Gjermania me numër njoftimi 2026.0663, ato nga Holanda me numër 2026.1018 dhe produktet nga Irlanda me numër 2026.1017.
AUV, së bashku me kompaninë importuese UNION sh.p.k., po ndërmerr masa të menjëhershme për tërheqjen e këtyre produkteve. AUV u kërkon bizneseve të ndalojnë shitjen e këtyre produkteve dhe konsumatorëve të mos i përdorin ato, duke i kthyer në pikat e shitjes.
Agjencia siguron se do të vazhdojë monitorimin e tregut për të mbrojtur shëndetin publik dhe sigurinë ushqimore.

Leave a Reply