Dasma e Elijonës dhe Klodit transmetohet drejtpërdrejt

Sonte, Klodi dhe Elijona, dy ish-banorë të Big Brother VIP Kosova 4, do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë.

Kjo ngjarje ka tërhequr vëmendjen e publikut për shkak të popullaritetit të tyre në spektaklin televiziv. Një moment i veçantë i ceremonisë do të jetë performanca e këngëtares Yllka Kuqi, e cila do të ngjitet në skenë për të kënduar live, duke i dhënë ngjarjes një atmosferë të veçantë dhe emocionuese.

Për të gjithë ata që dëshirojnë ta ndjekin këtë dasmë, do të ketë një transmetim të drejtpërdrejtë në platformën “Youtube”, ku do të mund të ndiqni çdo detaj të kësaj ngjarjeje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *