Reali triumfon me gola nga Carrera dhe Mbappe

Real Madridi ka dalë fitues në përballjen kundër Valencias në javën e 23-të të La Ligas, të zhvilluar të dielën mbrëma.

Skuadra madrilene siguroi një fitore me rezultat 2:0, falë golave të shënuar nga Alvaro Carreras dhe Kylian Mbappe. Carreras shënoi në minutën e 65-të, ndërsa Mbappe vulosi fitoren me golin e tij në minutën e 91-të.

Me këtë fitore, Real Madridi zvogëlon diferencën me Barcelonën, e cila është në krye të tabelës me 58 pikë, vetëm një më shumë se madrilenët. Kylian Mbappe vazhdon të kryesojë listën e golashënuesve në La Liga me 23 gola, me Vedat Muriqin që ndjek me 15 gola.

Ky rezultat i jep një shtysë të re Realit në garën për titullin kampion, duke iu afruar më shumë rivalëve katalanas në renditjen e kampionatit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *