Procesi gjyqësor ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë ka hyrë në fazën e tij përfundimtare.
Nga sot deri më 18 shkurt, në Dhomat e Specializuara do të zhvillohen seanca ku palët do të japin fjalët përmbyllëse. Fillimisht, seancat do të përfshijnë prokurorinë, pasuar nga mbrojtësit e viktimave dhe mbrojtja e të akuzuarve.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi do të kenë nga 20 minuta secili për të shprehur qëndrimet e tyre. Sipas avokatit Ardian Bajraktari, mbrojtja ka përparësi falë kredibilitetit të dëshmitarëve.
Ai parashikon që vendimi i shkallës së parë do të jepet deri në qershor ose korrik, me shpresën se do të jetë në favor të të akuzuarve. Ndërkohë, Ehat Miftaraj nga Instituti për Drejtësi është shprehur kritik ndaj qasjes së trupit gjykues, duke e cilësuar të pabarabartë dhe të zgjatur në kohë të paraburgimit.
Pas përfundimit të seancave, trupi gjykues do të ketë 90 ditë për të marrë vendimin.

Leave a Reply