Gjatë fjalës së saj përmbyllëse, Kryeprokurorja e Specializuar, Kimberly West, deklaroi se të akuzuarit kanë kryer krime me qëllim të marrjes së kontrollit në të gjithë territorin e Kosovës.
Sipas saj, dëshmitë e ofruara nga Prokuroria, përfshirë ato të anëtarëve të UÇK-së dhe individëve nga fusha të ndryshme, tregojnë për përgjegjësinë ligjore të të akuzuarve. West nënvizoi se dëshmitarët e mbrojtjes së Thaçit, duke përfshirë edhe ata ndërkombëtarë, kishin pak informacion për ngjarjet dhe aktorët kryesorë gjatë kohës kur pretendohet se ndodhën krimet.
Ajo theksoi se kjo njohuri e kufizuar nuk mjafton për të nxjerrë fakte të mjaftueshme për gjykatën. Kryeprokurorja përmendi edhe klimën e frikësimit të dëshmitarëve që ka ndikuar gjatë procesit gjyqësor.
Megjithatë, ajo vlerësoi se ka prova të shumta që tregojnë se të akuzuarit ishin pjesë e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe kishin dhënë urdhra komandantëve të zonave. Përpjekjet për të ndikuar tek dëshmitë, veçanërisht për përfitimin e të akuzuarit Thaçi, gjithashtu u përmendën.

Leave a Reply