Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së, Hysni Gucati, ka kritikuar ashpër kërkesën e kryeprokurores Kimberly West për dënimin me 45 vjet burgim për secilin nga ish-pjesëtarët e UÇK-së në Hagë.
Gucati e quajti këtë kërkesë një skandal të madh, duke theksuar se këto vendime i kanë kënaqur ata që kanë qenë kundër Kosovës dhe pavarësisë së saj, raporton Klankosova.tv. Sipas Gucatit, deklaratat e Westit janë të papranueshme jo vetëm për të, por edhe për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Ai argumentoi se përpjekjet për të diskredituar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës janë të pabazuara, pasi UÇK-ja ka pasur një mbështetje të gjerë. Në përfundim, Gucati shprehu pritjen e tij për lirimin e ish-presidentit Thaçi dhe të tjerëve të akuzuar.
Ai vuri në dukje se Serbia është e kënaqur me punën e prokurorëve që kanë vepruar kundër interesave të Kosovës.

Leave a Reply