Në Gjykatën Speciale të Hagës, prokurori James Pace ka paraqitur prova lidhur me qendrat e dyshuara të ndalimit nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Sipas tij, gjatë periudhës prill 1998 deri gusht 1999, janë regjistruar 437 incidente ndalimi, të cilat përfshijnë një gamë të gjerë viktimash, duke përfshirë shqiptarë të Kosovës, serbë, romë dhe të tjerë. Pace ka theksuar se të ndaluarit, që përfshinin edhe kundërshtarë të UÇK-së dhe anëtarë të saj, janë mbajtur në kushte çnjerëzore dhe janë keqtrajtuar.
Ai prezantoi një hartë që ilustron vendet ku këto incidente ndodhën, duke përfshirë paraburgimet arbitrare dhe zhdukjet. Në Jabllanicë, të ndaluarit u mbajtën në kazerma pranë shtabit të UÇK-së.
Sipas prokurorit, disa nga të ndaluarit humbën peshë të konsiderueshme për shkak të kushteve në të cilat u mbajtën. Gjithashtu, ai përmendi se në Likoc, ku ndodheshin takimet e Shtabit të Përgjithshëm, të akuzuarit u përfshinë në kërcënime dhe keqtrajtime ndaj të burgosurve.

Leave a Reply