KEDS ka njoftuar për ndërprerje të energjisë elektrike për sot në disa rajone të Kosovës, për shkak të punimeve të ndryshme teknike.
Në Prishtinë, energjia do të ndërpritet nga ora 22:00 e së premtes deri në ora 08:00 të së shtunës në zonën e Royal Mall, për shkak të zëvendësimit të panelit elektrik. Ndërsa në Ferizaj, punimet investive do të sjellin ndërprerje nga ora 09:00 deri në 17:00, duke prekur një pjesë të Sllovisë, për ngritjen e shtyllave elektrike.
Në Gjakovë, TS 10/04kV HAB Engineering do të mbetet pa rrymë nga ora 09:00 deri në 12:00 për rregullim të ormanit elektrik. Në Gjilan, ndërprerja do të zgjasë nga ora 10:00 deri në 15:00, në rrugët Enver Miftari dhe Marie Shllaku, për energjizimin e daljeve.
Ndërprerje të tjera janë planifikuar edhe për të dielën, 5 tetor, në Prishtinë, në zonën e QKUK-së, ku konvertimi i transformatorëve do të zhvillohet nga ora 09:00 deri në 18:00.

Leave a Reply