Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka shprehur indinjatën e saj ndaj kërkesës së Prokurorisë për dënimin me 45 vjet burgim për ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ajo e ka cilësuar këtë kërkesë si një padrejtësi dhe fyerje për viktimat shqiptare të luftës. Sipas Haxhiut, ky veprim i Prokurorisë nuk përfaqëson një përpjekje për drejtësi, por një ndëshkim politik dhe selektiv kundër një lufte çlirimtare të drejtë.
Ajo thekson se, përkundër krimeve të dokumentuara të luftës nga Serbia, si vrasje dhe masakra, ky shtet nuk është përballur kurrë seriozisht me drejtësinë. Përkundrazi, kriminelët e saj janë rikthyer në pushtet dhe privilegjuar.
Ministrja thekson se në vend të ndëshkimit të agresorit, është krijuar një mekanizëm që synon kriminalizimin e rezistencës së popullit shqiptar. Ajo kritikon trajtimin e UÇK-së si shkaktar të luftës, duke e konsideruar këtë si një shtrembërim të historisë dhe përpjekje për të barazuar viktimën me agresorin.

Leave a Reply