Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj kërkesës së Prokurorisë për dënim me 45 vjet burg për ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ajo e cilësoi këtë veprim si një padrejtësi dhe fyerje ndaj viktimave shqiptare të luftës. Në reagimin e saj, Haxhiu theksoi se kërkesa nuk ka lidhje me drejtësinë, por është një përpjekje për ndëshkim politik dhe selektiv ndaj një lufte të drejtë çlirimtare.
Ajo theksoi se Serbia ka kryer krime lufte të dokumentuara, përfshirë vrasje dhe dëbime masive, por nuk është përballur seriozisht me drejtësinë. Sipas saj, vendimi për të ndjekur penalisht UÇK-në përpiqet të kriminalizojë rezistencën e popullit dhe shtrembëron historinë.
Ajo argumentoi se kërkesa për burgim është një përpjekje për të hequr të drejtën morale të Kosovës për çlirim dhe për të barazuar viktimën me agresorin.

Leave a Reply