Prokurorja Clare Lawson nga Zyra e Prokurorit të Specializuar ka deklaruar se ekzistojnë prova të mjaftueshme për të vërtetuar ekzistencën e një plani kriminal të përbashkët nga ish-krerët e UÇK-së.
Ajo theksoi se krimet e kryera nuk ishin vepra të zakonshme të kohës, por ishin rezultat i veprimeve të vartësve të të akuzuarve, të kryera në vendndodhje të ndryshme ndalimi. Lawson tregoi se, pavarësisht argumenteve të mbrojtjes që sugjerojnë mungesën e provave direkte për planin e përbashkët, dosjet përmbajnë prova të shumta rrethanore që e përforcojnë këtë akuzë.
Ajo përmendi gjithashtu se komunikatat e pretenduara nga UÇK-ja dhe përdorimi i një gjykate ushtarake si mjet kundër oponentëve dëshmojnë synimet e qarta të të akuzuarve. Prokuroria gjithashtu vuri në dukje rastin e vëllezërve Saleviq, ku njëri prej tyre humbi jetën pas keqtrajtimit nga UÇK-ja.
Sipas Lawson, këto ngjarje tregojnë përfshirjen dhe dijeninë e drejtpërdrejtë të disa anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm, përfshirë Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin.

Leave a Reply