Reagimi i djalit të Krasniqit për zhvillimet në Hagë

Altin Krasniqi, djali i ish-zëdhënësit të UÇK-së Jakup Krasniqi, ka shprehur reagimin e tij ndaj kërkesës së Prokurorisë së Dhomave të Specializuara për dënimin me 45 vjet burg për disa prej drejtuesve të UÇK-së.

Ai e ka cilësuar këtë kërkesë si një përpjekje për t’i dhënë karakter kriminal rezistencës shqiptare gjatë konfliktit në Kosovë. Në një deklaratë të tij, Krasniqi theksoi se Prokuroria do të kishte treguar më shumë sinqeritet nëse do të pranonte hapur se shqiptarët duhej të qëndronin pasivë përballë padrejtësive dhe dhunës, në vend që të luftonin për mbijetesë dhe dinjitet.

Ai gjithashtu nënvizoi se një pjesë e vogël e popullit shqiptar u detyrua të rezistojë, jo për arsye politike, por si një nevojë njerëzore. Sipas tij, ekzistenca e shqiptarëve sot dëshmon se lufta e tyre ishte e drejtë dhe e pashmangshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *