Udhëheqësit Ballkanikë Mblidhen në Durrës për Samitin Brdo-Brijuni

Në Durrës, këtë të hënë, do të mbahet samiti i Iniciativës Brdo-Brijuni, ku udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor do të diskutojnë për perspektivën evropiane të rajonit me theks të veçantë në Planin e Rritjes.

Kjo iniciativë, e nisur nga Sllovenia dhe Kroacia në vitin 2013, përfshin Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë dhe Hercegovinën, dhe Serbinë. Organizuar nga presidentët Natasha Pirc Musar dhe Zoran Millanoviq, samiti do të drejtohet nga presidenti shqiptar Bajram Begaj.

Pjesëmarrjen e tyre e kanë konfirmuar edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, presidenti malazez Jakov Millatoviq, si dhe anëtarë të presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, mes të cilëve Zhelka Cvijanoviq dhe Denis Beqiroviq. Motoja e takimit të këtij viti është “Interesa të përbashkëta, angazhim i përbashkët për një të ardhme të përbashkët: së bashku drejt BE-së”.

Pjesëmarrësit do të diskutojnë edhe për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe zbatimin e Planit të Rritjes së BE-së. Për këtë qëllim, është parashikuar një fond prej gjashtë miliardë eurosh për periudhën 2024-2027.

Kosova pritet të përfitojë 880 milionë euro, ndërsa Shqipëria do të marrë mbi 920 milionë euro.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *