Një person është arrestuar në Mitrovicën e Jugut për posedim të dyshuar të substancave narkotike.
Policia raportoi se ndalimi u realizua në rrugën “Pajazit Boletin” gjatë orëve të mesditës. Gjatë kontrollit, tek i dyshuari janë gjetur 10 qese me substancë të dyshuar narkotike, me një peshë totale prej 11.1 gramësh.
Ngjarja është klasifikuar si “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Pas arrestimit, prokurori ka vendosur që personit t’i caktohet masa e ndalimit policor.

Leave a Reply