Prokuroria Themelore e Prizrenit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka nisur një hetim mbi pretendimet për manipulim të rezultateve të votimit në Qendrën Komunale të Numërimit në Dragash.
Këto hetime u iniciuan pas raportimeve publike që tregonin parregullsi gjatë rinumërimit të votave. Në kuadër të këtij hetimi, janë intervistuar 51 persona të dyshuar.
Nëntë persona, të cilët kishin rol drejtues në komisionet zgjedhore, janë ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorit të Shtetit, pasi dyshohen për përfshirje në falsifikimin e rezultateve të zgjedhjeve. Prokuroria ka njoftuar se do të përcaktojë masat e nevojshme për të siguruar praninë e të dyshuarve gjatë procedurave, duke theksuar angazhimin e saj për të mbrojtur integritetin e procesit zgjedhor.

Leave a Reply