Kadri Kryeziu, ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, ka kritikuar kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë për dënimin me 45 vjet burgim për secilin nga katër të akuzuarit e UÇK-së, duke e cilësuar si antikushtetuese dhe antiligjore.
Sipas Kryeziut, Prokuroria nuk ka të drejtë të sugjerojë dënime specifike numerike, pasi kjo bie ndesh me Kushtetutën dhe rregulloret ligjore. Në një intervistë në “DPT te Fidani” në Klan Kosova, ai theksoi se veprimet e Prokurorisë janë në kundërshtim me parimet e drejtësisë dhe rregulloret e brendshme.
Kryeziu shprehu shqetësimin se të drejtat dhe liritë e njeriut janë shkelur me këtë kërkesë. Duke folur për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kryeziu theksoi se lufta e tyre për liri dhe pavarësi ka pasur mbështetjen e vendeve më demokratike, përfshirë SHBA-në.
Ai vuri në dukje se këta individë janë pjesë e historisë së Kosovës dhe se veprimet aktuale të Prokurorisë janë pa logjikë.

Leave a Reply